Takimi Kurti-Lajçak, Lajçak mund të ketë normalizim ose konflikt

11.05.2023 12:33

Pas takimit që kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin....

Pas takimit që kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar për media. Lajçak ka thënë se kishte diskutime intensive dhe të rëndësishme për hapat tutje në rrugën drejt normalizimit.

“Isha në Prishtinë sot për të diskutuar me kryeministrin Kurti dhe zëvendësin, Bisilimi, për rrugën përpara normalizimit pas takimit të 2 majit. Është e rëndësishme se kemi kuptim të plotë për hapat dhe diskutime të rëndësishme për të gjitha aspektet. Do të kem diskutimet e njëjta nesër në Beograd dhe të hënën në Bruksel do të takohem me kryengociatorët nga të dy vendet. Ne kemi marrëveshjen, kemi ankesën dhe duhet të ide të qarta për hapat në vijim. Lajçak ka thënë se gjatë ditës do të jetë edhe në veri të Kosovës, sipas tij, për ta kuptuar dhe parë “vetë situatën atje” duke shpresuar se “do të ketë një zgjidhje politike për t’u fokusuar në normalizim dhe marrëveshje”. Ne mund të kemi ose normalizim ose konflikt. Sigurisht se ne duam të fokusohemi plotësisht në normalizim, prandaj duam të shmangim çfarëdo përshkallëzimi, nuk është në interesin e askujt.”, ka theksuar Lajçak.