Ushtria e Ukrainës: Njësitet e “Wagner” janë zmbrapsur në Bakhmut

11.05.2023 13:13

Luftëtarë të grupit mercenar “Wagner”....

Luftëtarë të grupit mercenar “Wagner” janë tërhequr në lindje të qytetit të Bakhmut në Ukrainë, nga zonat ku ata ishin me mision lufte.

Kësisoj ka bërë të ditur zëvendësministrja e mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, duke thënë se ata janë zëvendësuar me forca të rregullta ruse, raporton CNN.

Situata rreth Bakhmutit thuhet se duke të jetë stabile, derisa ushtria ukrainase ka thënë se nuk ka pësuar humbje nëpër pozicionet e saj përgjatë ditës së fundit. Ngjashëm kanë raportuar edhe nga rusët, por që ka pasur ankesa e ka pasur mungesa koordinimi në mes të luftëtarëve të “Wagner” dhe forcave ruse.