Inter bën hap të madh drejt Stambollit
Dy gola të dhënë në fillim të ndeshjes kundër Milanit....

Dy gola të dhënë në fillim të ndeshjes kundër Milanit kanë bërë që Inter të bëjë hap të madh drejt finales së Champions League e cila këtë vit do të zhvillohet në Stamboll. Ndeshja e parë gjysmëfinale e zhvilluar në "San Siro" është mbyllur me fitoren e "zikaltërve". Rezultati ka qenë 0-2.
Skuadra e trajnerit Simone Inzaghi e ka nisur furishëm ndeshjen, ku Dzeko e ka gjetur golin qysh në minutën e tetë përmes një gjuajtje volej pasi paraprakisht ka pranuar topin nga nga Calhanoglu.
Pas vetëm katër minutave Inter ka ardhur edhe tek goli i dytë, kur Mkhitaryan është treguar i saktë nga afërsia. Me epërsi prej dy golave është mbyllur edhe pjesa e parë.
Pjesa e dytë ka njohur përpjekje të dyanshme për ta ndryshuar rezultatin, por pa sukses. Javën e ardhshme zhvillohet ndeshja e dytë mes dy skuadrave që vijnë nga i njëjti qytet dhe në dispozicion janë edhe nëntëdhjetë minuta të plotë për ta sqaruar finalistin i cili do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Real Madrid - Manchester City.
