RTVM bashkëpunim me RTVMZ-në

17.02.2015 19:14

Thellohet bashkëpunimi midis RTVM-së dhe Radio Televizionit të Malit të Zi...

Me marrëveshjen e nënshkruar mes dy subjekteve, qytetarët e Maqedonisë do të mund t’i ndjekin radio dhe TV programet e Malit të Zi dhe anasjelltas.

Me nënshkrimin e marrëveshjes do të fillojë një proces i ri i bashkëpunimit.

Marrëdhëniet e mira të cilat ekzistojnë mes dy shteteve dhe popujve do të mund t’i paraqesim edhe në Maqedoni, por edhe në Mal të Zi, deklaroi kështu drejtori ekzekutiv i RTVM-së, Marjan Cvetkovski.

Nga ana tjetër, drejtori i RTVMZ-së tha se ideja për bashkëpunim duhet t’i bashkojë qytetarët e ish-Jugosllavisë, për shkak se gjeneratat e reja nuk e mbajnë mend atë kohë. Gjithashtu duhet të thellohet bashkëpunimi ekonomik kulturor e turistik, dhe në këtë drejtim serviset publike duhet të luajnë një rol të rëndësishëm.

Përveç shkëmbimit të programeve të ndryshme, dokumentarëve, lajmeve, me marrëveshjen është paraparë edhe shkëmbim i kuadrove të të dy televizioneve.