Trajneri Vogel i del në mbrojtje Xhakës
Trajneri i Baselit, Heiko Vogel....

Trajneri i Baselit, Heiko Vogel, ka thënë se është i pafalshëm gjesti të cilin e bëri pak ditë më parë Taulant Xhaka. Por ai ka thënë se të gjithë bëjnë gabime. Vogel ka thënë se Xhaka është lider i Baselit.
“Përveç fushës, ai kujdeset edhe jashtë saj për djemtë. Ai drejton, lavdëron dhe jep shembull. Taulanti në thelb është lojtar emocional. Është e pafalshme ajo që bëri, edhe ai e di këtë, por të gjithë bëjnë gabime”, ka thënë Vogel.
Baseli të enjten do të paraqitet kundër Fiorentinas në kuadër të Ligës së Konferencës.
Ndeshja nis në orën 21:00. Xhaka humbi kontrollin në ndeshjen e Baselit ndaj Zuerichut.
Fillimisht kapi për fytyre Antonio Marchesanon e më pas goditi me kokë në trup Nikola Katiqin. Ndeshjen shumë kundërthënëse të së dielës e fitoi Zuerichu 2:0, me gola të shënuar në minutat shtesë.
Të hënën Xhaka kërkoi falje për veprimin, përmes një postimi në “Instagram”.
Ai është kapiten i Baselit.
