Maqedoni
Lista kërcënuese mes nxënësve, MPB merr në pyetje fëmijët, Ahmeti: Rrjetet sociale rrisin delikuencë te fëmijët
11.05.2023 16:19
Rastet e fundit në një shkollë të Tetovës dhe Shkupit, ku nxënësit janë zbuluar nga policia...

Rastet e fundit në një shkollë të Tetovës dhe Shkupit, ku nxënësit janë zbuluar nga policia, të cilët kanë shkruar emra në një listë kërcënuese dhe të njëjtit janë marrë në pyetje dhe po punohet për zbardhje të rastit.
Sociologia Blerta Memeti, thotë se kohët e fundit rrjetet sociale janë duke shkatërruar rininë, veçanërisht të moshës së mitur, ku ata shumë lehtë mund të manipulohen dhe të nxiten për një veprim që mund të jetë edhe fatal, si ajo në Beograd javën e kaluar.
“Ka të bëjë me një ndër faktor të rrezikut, që është nxitur nga rrjetet sociale që fatkeqësisht paraqiten një nder faktorët krimogjen dhe paraqiten si faktorë te rrezikut dhe ndikojnë në rritjen e delikuencës së fëmijëve në vendin tonë. Rastet e tilla që janë të ndodhur në vendin tonë ditëve të fundit janë të lidhura me rrjetet sociale dhe janë të lidhura me rastin që disa ditë më herët ndodhi në qytetin e Beogradit. Raste të tilla tani me kanë përhapje të madhe nga rrjetet sociale, ndikojnë tek të miturit që fatkeqësisht motivohen për të kryer raste te tilla të ngjashme, siç e shohim edhe në vendin tonë.”, - deklaroi profesoresha e Fakultetit Juridik pranë UEJL-së, Blerta Ahmeti.
Ahmeti shprehet skeptike se mund të ndalohen rrjetet sociale, por kërkoi nga institucionet që të kontrollojnë materialet që plasohen.
“Iniciativa për mbylljen e rrjeteve sociale nuk jam e sigurt se sa do ketë sukses, që të arrihet kjo gjë duke marrë parasysh përmasat e madhe që kanë rrjetet sociale dhe tendenca e të rinjve që i shfrytëzojnë rrjetet sociale. Po duhet të ndërmerren masa në nivel institucional, në kuptimin e kufizimin e akcesit të të rinjve në materialet të cilat publikohen në rrjetet sociale. Padyshim se rrjetet sociale kanë ndikim negativ në sjelljen e të rinjve në vendin tonë. Të rinjtë kalojnë shumë kohë në rrjetet sociale dhe ndikohen negativisht në ushtrimin ose realizimin e veprimtarive të ndryshme negative në shoqëri.”, - deklaroi profesoresha e Fakultetit Juridik pranë UEJL-së, Blerta Ahmeti.
Ahmeti më tej shtoi se prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të kontrollojnë fëmijët se në cilat rrjete sociale qëndrojnë më shumë.
VISAR SADIKI
