Maqedoni
UNDP prezantoi programet për demokracinë lokale
11.05.2023 16:41
Në Shtëpinë e Evropës në Shkup u prezantuan programet e dyzet e pesë organizatave të shoqërisë civile...

Në Shtëpinë e Evropës në Shkup u prezantuan programet e dyzet e pesë organizatave të shoqërisë civile, të cilat kanë si synim përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet pushteteve lokale dhe organizatave të shoqërisë civile në Maqedoninë e Veriut.
Këto programe janë ndërtuar në bazë të parimit të financimit transparent dhe do të zbatohen në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor. Gjatë këtij aktiviteti u njoftua se projekti do të vazhdojë me fazën e dytë, në të cilën do të përfshihen edhe më shumë organizata të shoqërisë civile.
“Në fakt do të dëgjojmë prezantime nga këto organizata të shoqërisë civile që merren me aktivitete të ndryshme, grupi zbulues i aktiviteteve, si dhe ndërtimi i shtigjeve për biçikleta që janë pjesë e agjendës së gjelbër të vetë vendit. Natyrisht, edhe aktivitete që përfshijnë dhunën e bashkëmoshatarëve, si dhe një sërë aktivitetesh të tjera për të cilat jam i bindur se do t'ju pëlqejnë prezantimet e tyre, të cilat në fakt përmes këtyre aktiviteteve bëjnë vërtet ndryshim në jetën e qytetarëve të thjeshtë.”, - deklaroi ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, David Geer.
“Më vjen mirë që do të mund të shpallim fillimin e fazës së dytë të projektit, i cili aktualisht zbatohet nga UNDP dhe financohet nga BE-ja. Në fakt është e bashkëfinancuar nga UNDP-ja, kjo tashmë është faza e sotme.”, - theksoi përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Gregorian.
Geer dhe Gregorian, gjatë kësaj ngjarje u shprehën se ky është një hap i rëndësishëm drejt demokracisë dhe zhvillimit të rajonit.
SEDAT SELIMI
