Maqedoni

Alternativa: Keqpërdorimin e solli BDI-ja

11.05.2023 17:25

Pas akuzave nga këshilltarët e BDI-së ka reaguar këshilltari komunal nga radhët e Alternativës...

Pas akuzave nga këshilltarët e BDI-së ka reaguar këshilltari komunal nga radhët e Alternativës, dega e Kumanovës, Driton Sulejmani.
 
Sulejmani ka sqaruar se gjithmonë kanë qenë kundër keqpërdorimit të balanserit në procesin e punësimit. Por, kjo praktikë është realizuar nga BDI-ja, thotë Sulejmani.
 
“Opinioni ishte dëshmitar i  akuzave të pabaza ndaj partisë Alternativa dhe mua si këshilltar nga kjo parti në Këshillin e Komunës së Kumanovës. Dëshiroj ta njoftoj opinionin se procesi i punësimit në administratë realizohet nga Agjensioni për administratë, ku komuna ka anëtarë të Komisionit, por nuk është i vetmi. Detyra primare e komunës është të shpallë konkursin, kurse zbatimin e bën Agjensioni për administratë. Është evident keqpërdorimi i balanserit, por ky konkurs nuk është rast i izoluar, kjo ndodh gjithandej në çdo institucion për arsye se këtë e mundëson ligji aktual dhe rregulloret. Padyshim se duhet me urgjencë të ndryshoj ky ligj, por këtë detyrë e ka Qeveria dhe Kuvendi i RMV.”, thuhet në reagimin me shkrim të Sulejmanit.