Ahmeti përshëndet ndërmjetësimin e komisionerit Han
Pas takimit Ahmeti-Han nga BDI njoftojne se lideri I kesaj partie ka pershendetur idene e komisionerit han per ndermjetesim ne tejklaimin e ngercit politik ne bllokun e partive maqedonase...

Kryetari Ahmeti përshëndeti idenë e z. Hahn për përfshirjen e autoriteteve të Brukselit në tejkalimin e situatës së rëndë politike në vend që është në vijë me kërkesën e BDI-së për inkuadrimin e drejtpërdrejt të Brukselit për ta garantuar paanshmërinë dhe integritetin e procesit.
Gjithashtu mirëpresim gatishmërinë e z. Hahn që të bisedojë me z. Nimic për të gjetur mënyra për zgjidhjen e emrit sepse kjo situatë është e papranueshme. Dialogu politik patjetër të rikthehet fuqishëm dhe të intensifikohet. BDI pëkrah këtë proces dhe fton palët që ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë transparente dhe me vëmendjen tek e mira e përbashkët e vendit.
Njëkohësisht, lideri Ahmeti theksoi që fokusi nga agjenda EuroAtlantike nuk guxon të largohet dhe bashkë me komunitetin ndërkombëtar duhet që të përqëndrojmë forcat në drejtim të zgjidhjes së emrit, anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
BDI është partner në të gjitha këto përpjekje vendore dhe ndërkombëtare dhe do të veproj në përputhje me interesat dhe pritjet e qytetarëve thuhet ne komunikaten e BDI-se.
