Botë

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Kurti: BE të mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet

11.05.2023 18:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e konsideron të nevojshme respektimin e marrëveshjes themelore...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e konsideron të nevojshme respektimin e marrëveshjes themelore për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. 
 
Pas takimit me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një postim në Twitter, Kurti thotë se në takim ka “theksuar nevojën që Marrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi dhe se BE duhet ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të kësaj marrëveshjeje.”.
 
Ndërkaq, emisari Lajçak, pas takimit në Prishtinë ka deklaruar se palët mund të kenë ose normalizim ose konflikt.
 
“Sigurisht se ne duam të fokusohemi plotësisht në normalizim, prandaj duam të shmangim çfarëdo përshkallëzimi, nuk është në interesin e askujt.”, u shpreh Lajçak pas taktit me kryeministrin kosovar.