Botë

Mali i Zi, FRONTEX do të sigurojë kufirin me vendet fqinje

11.05.2023 19:37

Ekipet për negocim të Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje...

 
 
FRONTEX do të sigurojë tërë kufirin e Malit të Zi me vendet fqinje.
Ekipet për negocim të Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje, sipas së cilës i gjithë kufiri i Malit të Zi me fqinjët e tij do të sigurohet nga oficerët e Agjencisë së Bashkimit Evropiane për ruajtjen e kufirit dhe bregdetit – FRONTEX, së bashku me policinë dhe ushtrinë malazeze.
 
“FRONTEX do të jetë në të gjithë kufijtë e Malit të Zi me shtetet fqinje dhe jo si më parë vetëm në kufirin me Kroacinë, e cila është shtet i Bashkimit Evropian.”, tha ministri i punëve të brendshme i Malit të Zi, Fillip Axhiq, në mbledhjen e qeverisë së këtij vendi, më 11 maj.
 
Që nga shkurti i këtij viti, kanë vazhduar negociatat që FRONTEX-i të zgjerojë juridiksionin e saj në kufijtë me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.