Ndërkombëtarizohet edhe noti
18.02.2015 15:16
Federata Ndërkombëtare e Notit, në vendimin e marrë mbrëmë, ka pranuar Kosovën në gjirin e saj, që do të thotë se tash e tutje notuesit kosovar do të mund të garojnë në Lojërat e sivjetme inauguruese Europiane në Baku të Azerbejxhanit...

Me rezultatet e arritura aty, notuesit kosovarë do të mund të kërkojnë kualifikimin për në Olimpiadën e Rios në 2016.
Për më tepër, Kosova ka të drejtë të garojë edhe në Kampionatin Botëror të FINA-së që mbahet në Kazan të Rusisë. Kosova kështu është bërë vendi i 208 anëtar në botë në FINA, derisa i 52-të në Europë.
