Osmani në Bosnje e Hercegovinë, diskutohet bashkëpunimi OSBE-Bosnje e Hercegovinë
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani....

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë në kuadër të aktiviteteve tëtij si kryesues me OSBE-në.Në BeH, Osmani do të zhvillojë takime me kreun e shtetit, përfaqësues të Kuvendit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe me partnerë dhe bashkëpunëtorë të tjerë të OSBE-së, kumtoi MPJ.
Gjatë vizitës dhe bisedimeve me zyrtarët e B&H, Osmani do t’i referohet drejtimit në të cilin do të lëvizë bashkëpunimi i mëtutjeshëm ndërmjet OSBE-së dhe B&H, si dhe mbështetjen e fushave prioritare për B&H nga kryesimi i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në – lufta e intensifikuar kundër korrupsionit, pajtimi dhe forcimi i kohezionit social.
