Mbrëmje barazimesh në Champions League

18.02.2015 15:19

Në “Parc des Princes” është zhvillur ndeshja më interesante ku Chelsea ia ka dalë marrë më shumë...

Ekipi i Jose Mourinho ka shënuar i pari edhe pse deri në ato çaste lojtarët e Paris Saint Germain iu afruan më tepër portës kundërshtare. Branislav Ivanovic ka bërë që pjesa e parë të mbyllet në kryesim për londinezët.

Endison Cavani ka barazuar rezulatin në minutën e 54’ duke i dhënë shpresë Paris Saint Germain që të jetë në çerekfinale. Barazim 0 – 0 në Lviv. Futbollistët e Bayern Munchen kanë qenë më të rrezikshëm, por Shakhtar Donetsk nuk është dorëzuar duke mbrojtur mirë.

Bayern ka luajtur me 10 futbollistë prej minutës së 65’, pasi Xabi Alonso mori kartonin e dytë të verdhë. Ndeshjet e kthimit do të luhen më 11 Mars. Ndërkohë të mërkurën do të zhvillohen dy sfida të tjera të fazës së 1/8.

Schalke do të presë Real Madrid. Këtë takim do ta ndiqni direkt në TVM2. Në përballjen tjetër Basel i Shkëlzen Gashit dhe Taulant Xhakës do të sfidojë Porto.