Kaos në Kufirin SHBA-Meksiksë, shkaktar skadimi i artikullit 24
I ashtuquajturi Artikulli 42....

I ashtuquajturi Artikulli 42, që është pjesë e një ligji që e rregullon migracionin në mbrojtje të shëndetit publik të amerikanëve, që ishte vendosur për shkak të pandemisë COVID-19, skadoi të premten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar kaos në kufirin e vendit me Meksikën.
Dhjetëra mijëra azilkërkues meksikanë nxituan të hynin në Shtetet e Bashkuara përpara se të vendoseshin rregullat e reja të shpallura nga administrata e presidentit Joe Biden.
Qytetarë të shumtë, duke përfshirë fëmijë, mbrëmjen e së enjtes po ecnin përgjatë një kufiri të SHBA-ve të rrethuar me tela me gjemba, të pasigurt se ku të shkonin ose çfarë të bënin më pas.
Autoritetet amerikane kanë njoftuar një sërë masash rigoroze që synojnë frenimin e kalimeve të paligjshme të kufijve, së bashku me krijimin e rrugëve të ligjshme që emigrantët mund t’i ndjekin.Sipas këtyre masave të reja, emigrantët e mundshëm mund të aplikojnë në internet, të gjejnë një sponsor dhe t’i nënshtrohen kontrolleve të së kaluarës së tyre.
Suksesi i këtyre reformave ka potencialin për të transformuar ndjeshëm mënyrën në të cilën emigrantët i afrohen kufirit SHBA-Meksikë.
Që nga fillimi i punës së administratës së Biden, një rekord prej 4.6 milionë emigrantësh të paligjshëm janë arrestuar duke kaluar kufirin ilegalisht.
