Schalke-Real Madrid dhe Basel-Porto do të hedhin hapin e parë

18.02.2015 15:22

Vëmendje më të madhe pritet ta tërheqë sfida gjermano-spanjolle me RealMadrid që vjen në këtë përballje pas një periudhe të paqartë, të shoqëruar me formë dhe rezultate te dobëta...

Fitorja e javës së fundit ndaj Deportivos uli disi temperaturën pas një periudhe gripale që bllokoi ecurinë pozitive të ekipit të Ancelottit, por këtë herë, "Los Blancos" nuk e kanë luksin të hedhin hapa falsë.

Schalke nuk është më ajo e vitit të shkuar kur madrilenët e shkatërruan me festival golash, sepse në krye të pankinës qëndron Roberto Di Mateo, i cili konsiderohet edhe si një teknik i futbollit modern, duke arritur të marrë maksimumin edhe nga skuadra me organikë mesatare. Pa James Roderiguez dhe me Cristiano Ronaldon në hije, Real Madrid ka udhwtuar drejt Gjermanisë për të hequr shumë pikëpyetje, të cilat qëndrojnë edhe në kokën e trajnerit Ancelotti, i cili nuk është ende i sigurt nëse ka gjetur reçetwn e shërimit për skuadrën e tij.

6-1 fitoi rreth një vit më parë Reali në "Aufschalke Arena", por rruga e suksesit këtë herë mund të jetë më e vështirë sepse në formacionin merengues nuk figuron as njeriu kyç i mesfushës, Luca Modriç.