QShP pezulloi grevën, matura shtetërore do të mbahet më 27 maj
Matura shtetërore do të zhvillohet më 27 maj....

Matura shtetërore do të zhvillohet më 27 maj. Qendra shtetërore e provimeve e pezulloi grevën. Pasi numri një i dikasterit të arsimit tha se nëse është e nevojshme provimet do t'i realizojnë disa punonjës të Ministrisë, nga Qendra Shtetërore e Provimeve me një mesazh:
“Përpjekjet tuaja të mëparshme për zgjidhjen e problemit, por edhe premtimet që ju i keni bërë maturantëve në media, janë në kundërshtim me dispozitat e rregullores për fshehtësinë e përgatitjes, shtypjes, shpërndarjes, ruajtjes dhe vlerësimit të materialit të provimit të miratuar nga ministri i arsimit dhe shkencës nga 31.03.2014. Me përpjekjen tuaj për të realizuar maturën pa përfshirjen e punonjësve të QShP, do të kishit qenë ju ai që do të kishit dëmtuar maturantët!”, thuhet në njoftimin e Qendrës Shtetërore të Provimeve.
Nuk mund të lidhim gjithmonë procese të rëndësishme me disa kërkesa, është qëndrimi i ministrit Shaqiri. Ai thotë se po bëhen të gjitha përgatitjet për maturën shtetërore.
“Unë i mbështes kërkesat e tyre, e dimë se bëhet fjalë për një numër të vogël të të punësuarve, por arsyeja është se pritet zgjidhja sistematike me marrëveshjen e përgjithshme kolektive, kështu që pas kësaj mund të diskutohet për plotësimin e kërkesave.”, - deklaroi ministri i arsimit, Jeton Shaqiri.
E drejta e grevës është e garantuar me Kushtetutë, por edhe e drejta për arsim është pjesë e Kushtetutës, thonë nga Sindikata e Nxënësve të Shkollave të Mesme. Ata pretendojnë se zgjatja eventuale e provimit të maturës shtetërore do të dëmtojë më së shumti maturantët që planifikojnë të studiojnë jashtë vendit. Sipas analizave të tyre, bëhet fjalë për rreth 12 për qind e maturantëve.
“Koha që na ka mbetur për përgatitje është me të vërtetë e shkurtër, nuk duhet të krijohet ndjenjë e pasigurisë, frikës dhe anksiozitetit, por të gjithë duhet ta dinë se obligimet e parapara me ligj si mbajtja e maturës duhet të zbatohet.”, - theksoi Luka Paviçeviq nga UNShM.
Punonjësve të Qendrës Shtetërore të Testimit iu ofrua K-15 dhe rritje lineare e pagave, por për ta kjo ishte vetëm ofertë tregu. Financat thonë se po propozohet një zgjidhje që do t'i barazojë pagat e punonjësve me të ardhurat e zyrtarëve administrativë. (Flutura Latifi, TVM2)
