Conference League: Xhaka, asistues në fitoren e Baselit

12.05.2023 15:09

Shumë hidhërim për Fiorentinën...

Shumë hidhërim për Fiorentinën, e cila në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Conference League mposhtet nga Basel me përmbysje, 2-1.

Violët u nisën mirë, duke bërë që topi të qarkullonte shpejt, duke gjetur dalje në krahët. Shanset e para të ndeshjes lindin nga korsitë anësore. Vendasit bënë lojën, zviceranët pritën dhe u rinisën me shpejtësi.

Në minutën e 25-të goditja nga këndi e Biraghi dhe goditja me kokë e Cabral, duke nënshkruar golin e shtatë në Conferencë.

Reagimi i zviceranëve vjen në pjesën e dytë, Diouf arriti të shënojë golin e barazimit me një veprim të bukur në minutën e 71-të. Në fundin e sfidës, në minutën e 93-të është Amdouni që shënon golin e fitores për Basel.

Fiorentina do të duhet të përpiqet ta përmbysë këtë rezultat në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale, e cila do të luhet në Bazel pas shtatë ditësh.