Roma mundi “aspirinat”
12.05.2023 15:16
Misioni i realizuar për Romën...

Misioni i realizuar për Romën që mposhti Bayer Leverkusen 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League.
Të shtyrë nga mbështetja e Olimpico-s, verdhekuqtë kaluan ndaj gjermanëve falë golit në pjesën e dytë të Edoardo Bove (63') pas një pjese të parë të balancuar në përgjithësi.
Një rezultat që u buzëqesh të besuarve të Mourinhos që shkojnë në ndeshjen e kthimit me dy rezultate nga tre të disponueshme që i bëjnë të ëndërrojnë finalen në Puskas Arena të Budapestit.
