West Ham mposhti Az Alkmaar

12.05.2023 15:18

West Ham triumfon duke mposhtur 2-1 Az Alkmaar....

West Ham triumfon duke mposhtur 2-1 Az Alkmaar. Pas shumë rasteve angleze, papritur AZ kaloi në avantazh.

Në minutën e 42-të Van Brederode i shërbeu Reijnders i cili kontrolloi dhe goditi saktë. West Ham kishte shansin për të barazuar dy minuta më vonë, por goditja me kokë e Paqueta gjeti sërish ndërhyrjen e portierit kundërshtar.

Megjithatë, skuadra e Moyes barazoi në minutën e 67-të, me penalltinë e kthyer në gol nga Benrahma.

Hammers e kthyen rezultatin nëntë minuta më vonë me goditjen me kokë të Antonio. Përfundon 2-1 për West Ham, të cilët do të duhet të mbrojnë avantazhin e tyre në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, të planifikuar për të enjten e ardhshme në Alkmaar.