Botë

Prokuroria e Vlorës, arreston kandidatin e koalicionit Berisha-Meta

12.05.2023 16:41

Me urdhër të prokurorisë, Prokuroria e Vlorës arrestoi kandidatin e koalicionit të Sali Berishës e Ilir Metës për Bashkinë e Himarës...

Me urdhër të prokurorisë, Prokuroria e Vlorës arrestoi kandidatin e koalicionit të Sali Berishës e Ilir Metës për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Sipas dokumentit zyrtar të oficerit të Policisë gjyqësore, Beleri u arrestua në flagrancë duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm, me qëllim blerjen e votës.
 
Sipas asaj që arriti të zbulonte një agjent i infiltruar, Beleri kishte ofruar rreth 400 euro për 8 vota. Mbi bazën këtyre provave, u pre urdhër arresti ndaj tij dhe shoqëruesit, kurse avokati i tij u la i lirë.
Drejtuesit e koalicionit për të cilin garon Beleri, Sali Berisha dhe Ilir Meta e cilësuan arrestimin e tij si hakmarrje politike të Edi Ramës, që sipas tyre po ndjejnë humbjen.
 
Por, kryeministri Rama në një reagim, inkurajoi autoritetet e drejtësisë që të dokumentojnë akuzat e ngritura. Ai thotë se e sheh të ndarë nga drejtësia, betejën e tij politike me Fredi Belerin, i cili ka deklaruar haptazi gjatë fushatës se do të helenizojë Himarën.
 
Mjaft të ashpër ishin zyrtarët më të lartë të shtetit grek, kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe ministri i jashtëm, Nikos Dendias, të cilët i kërkuan kryeministrit Edi Rama të lirojë menjëherë kandidatin Fredi Beleri, i cili rezulton me kombësi greke, por me nënshtetësi greke e shqiptare.
 
LULJETA NDOKA