Botë

Rrëzohet një helikopter ushtarak rus mbi Krime, vdesin dy pilotët

12.05.2023 19:15

Dy pilotë rusë humbën jetën pasi helikopteri ushtarak me të cilin po udhëtonin u rrëzua në Krime...

Dy pilotë rusë humbën jetën pasi helikopteri ushtarak me të cilin po udhëtonin u rrëzua në Krime, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.
 
Helikopteri Mi-28 u rrëzua në rajonin Dzhankoi të gadishullit jugor të Ukrainës gjatë pasdites gjatë një fluturimi stërvitor, citohet të ketë thënë ministria ruse e mbrojtjes.
 
Dyshohet se pas incidentit qëndron dështimi i pajisjeve.
 
Mediet ruse raportojnë se helikopteri nuk ishte i pajisur me armë dhe se kanë filluar hetimet për ta gjetur shkakun e rrëzimit.