Maqedoni

Parashikimi i motit

13.05.2023 12:03

Këtë të shtunë pritet të ketë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike...

Këtë të shtunë pritet të ketë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike në territorin tonë duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Në zonat veriore dhe juglindore reshjet do të jenë më të dukshme. Parashikohet që në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave të mbetet vendi ynë edhe gjatë natës.
 
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 7°C deri në 23°C.
 
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi juglindor. 
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me diell dhe vranësira mesatare, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 10°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 21°C.