Botë

Turqia nesër voton, mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

13.05.2023 13:27

Ndërkohë edhe në Turqi të dielen mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare....

Ndërkohë edhe në Turqi të dielen mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Më shumë se 64 milionë njerëz pritet të votojnë për tre kandidatë.
 
Përveç Erdoganit dhe Kaliçdaroglut, për presidencën po lufton edhe Sinan Ogan nga Unioni i djathtë i të parëve.Që të fitojë njëri prej kandidatëve është e nevojshme të sigurohet më shumë se gjysma e votave. Ndryshe, zgjedhjet presidenciale do të vazhdojnë me raundin e dytë më 28 maj mes dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota.