Putin: Ukraina të dorëzojë Debaltseven
18.02.2015 13:08
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka bërë thirrje Kievit që të dorëzojë në duart e militantëve pro-rusë qytetin Debaltseve...

Luftimet për kontrollin e qytetit strategjik në lindje të Ukrainës kanë vazhduar pavarësisht marrëveshjes për armëpushim.
Putin, duke folur në Hungari, ka thënë se konflikti nuk mund të zgjidhet me “mjete ushtarake”. Një zëdhënës i Armatës së Ukrainës ka thënë se "disa njësite janë të rrethuara në Debaltseve”.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, në një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ka thënë se sulmi i rebelëve në Debaltseve është një “sulm cinik” mbi armëpushimin dhe ka bërë thirrje për përgjigje më të ashpër ndërkombëtar kundër “veprimeve tradhtare të rebelëve dhe Rusisë”.
