Kulturë
Sonte finalja e eurovizionit, votimi përmes platformës online www.esc.vote
13.05.2023 14:05
Sonte me fillim në orën 21 mbahet finalja e edicionit të 67 të Eurovision Song Contest....

Sonte me fillim në orën 21 mbahet finalja e edicionit të 67 të Eurovision Song Contest. Pjesë e finales është edhe Shqipëria, e cila u kualifikua e para me këngën “Duje” nga Albina dhe Familja Kelmendi të cilët ndezën skenën në natën e gjysmë finales.
Votimi nga Maqedonia e Veriut dhe shtetet tjera jo pjesëmarrëse bëhet përmes platformës online www.esc.vote. Ndërkaq shtetet të cilat marrin pjesë në festival, mund të votojnë edhe përmes mesazheve.Votimi do të hapet pas interpretimit të këngës së fundit dhe do të jetë i hapur për rreth 40 minuta.