Maqedoni
Shoqatat ekologjike: Konfirmohet iniciativa, Jabllanica Park Nacional
13.05.2023 15:32
Shoqata Ekologjike e Maqedonisë dhe shoqatat lokale të rajonit të Jabllanicës kanë rikonfirmuar iniciativën që Jabllanica...

Shoqata Ekologjike e Maqedonisë dhe shoqatat lokale të rajonit të Jabllanicës kanë rikonfirmuar iniciativën që Jabllanica të shpallet park nacional. Ekologët kërkuan që procedura e mbrojtjes së Jabllanicës të përfundojë sa më shpejt, me qëllim që të mbrohet pasuria natyrore.
“Jemi befasuar me prezencën e popullatës, aktivistë që luftojnë kundër shkatërrimit të natyrës në këtë zonë dhe besojmë në një të ardhme të afërt të shofim një bashkëpunim më të gjerë jo vetëm me shoqatat por edhe me komunat institucionet, me qëllim që sa më shpejt të shohim edhe Jabllanicën zonë e mbrjtur.”, tha Frosina Pandurska Dramiqanin nga Shoqata Ekologjike e Maqedonisë.
Nga shoqatat lokale thonë se edhe institucionet duhet të bëjnë më shumë për mbrojtjen e kësaj zone, sepse përveç pyjeve po dëmtohen kafshët që jetojnë në këto zona, flora dhe fauna.
“Ne si Natura Lab iniciativën e kemi mbështetur dhe do ta mbështesim, por edhe do të kërkojmë mbështetje nga të gjithë komunitetet lokale që Jabllanica të bëhet park nacional. Nuk do të ndalojmë këtu, nëse nuk do mundet të bëhet park nacional, të paktën të jetë zonë e mbrojtur.”, tha Alim Saloski, kryetar i shoqatës Natura Lab.
“Me mbrojtjen e Malit Jabllanica mbrohet e gjithë zona jo vetëm mali Jabllanica, gjatë së cilës do të minimizohet prerja, askush që vjen, që ka interes, nuk do të mund të fillojë prerjen, shkatërrimin dhe ndërtimin e ndonjë projekti, në mënyrë që vlerat tona të mbrohen më shumë, si dhe kafshët.”, tha Alija Qazimi, avokat i Natura Lab.
Nga ana e Shqipërsië,Jabllanica është shpallur park kombëtar që nga viti 2008, ndërsa në vendin tonë iniciativa ka filluar që nga viti 2007.
ILMIE ZHAKU
