Maqedoni

Tentuan të punojnë me eskavator, MPB arreston dy persona

13.05.2023 15:48

Policia ka arrestuar dy persona të cilët mbrëmë pas orës 19 me ekskavator kanë hyrë në oborrin e poliklinikës së Bit Pazarit...

Policia ka arrestuar dy persona të cilët mbrëmë pas orës 19 me ekskavator kanë hyrë në oborrin e poliklinikës së Bit Pazarit, e kanë shkatëruar gardhin dhe në të zezë kanë filluar punimet për ndërtimin e një parkingu. Sigurimi menjëherë ka lajmëruar policinë dhe ministrinë e shëndetsisë.
 
“Unë deri tani, nuk më ka rënë rasti të dëgjoj për diçka të këtillë gjatë karrierës sime, pasi të gjitha objektet tona janë të rrethuara me gardh. Ato i takojnë shtetit, prandaj menjëherë kemi intervenuar. Nga ana jonë, gjatë ditës së sotme apo nesërme do të shohim ta sanojmë dëmin e gardhit, kurse për pjesën tjetër do ti ndjekim rekomandimet e Ministrisë së Shëndetsisë dhe Ministrisë për Punë të Brendshme.”, tha Viktor Isjanovski, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit-Shkup. 
 
Dy të arrestuarit, të moshës 42 dhe 44 vjeçare do të ndiqen penalisht për veprat penale, uzurpim dhe ndërtim të padrejtë, kurse u është marur edhe ekskavatori.
 
“Është reaguar menjëherë dhe u është marrur makina e ndërtimit. Kjo është porosi e fuqishme prej shtetit se askush nuk guxon të uzurpon asnjë tokë apo pronë, qoftë ajo shtetërore apo private. Ashtu që në mënyrë irelevante, kushdo që të jetë ai, do të bart përgjegjësi.”, ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski. 
 
Kallëzimi penal do të shkojë meprocedurë të shpejtë, infomoi ministri Spasovski, që do të thotë se personat do të paraqiten menjëherë para gjykatësit, në procedurën e ardhshme. Për këtë ngjarje është informuar edhe prokurori publik. 
 
ERSAN PAJAZITI