Maqedoni

Konferencë ekonomike në UEJL: Nevojitet kohë për ekonomi të qëndrueshme

13.05.2023 16:11

Ekonomia globale vitet e fundit është përballuar me kriza të njëpasnjëshme duke filluar me inflacionin e lart...

Ekonomia globale vitet e fundit është përballuar me kriza të njëpasnjëshme duke filluar me inflacionin e lart, kriza energjitke, rritje të çmimeve  si dhe kriza me pandeminë Kovid. Mbi këto tema kanë diskutuar mbi 100 profesor univeristar ndërkombëtar të vendit dhe rajonit  në UEJL. Rektori i UEJL Abdylmenaf Bexheti, theksoi ndodhemi në fazën e rimëkëmbjes por se duhet akoma kohë që të kemi një ekonomi të qëndrueshme.
 
“Ne jemi në fazën e rimëkëmbjes së ekonomisë. Ju e dini se viti 2022 ishte me norma pozitive ekonomike të rritjes në rrafshin global, por e dini se jemi ende në fazën e reziliencës, pra fazën e sfidave të qëndrueshmërisë së kësaj rritjeje ekonomike, sepse normat lëvizin diku mes tre dhe katër për qind dhe janë të pamjaftueshme për regjionin dhe vendin sidomos.”, tha Rektori i UEJL, Abdylmenaf Bexheti.
 
Ndërsa profesori Leo-Paul Dana nga Universiteti ekonomik i Parisit, tha se ekonomia globale vazhdon të qëndroj në vend edhe përkundër se ka rritje. 
 
“Teknologjia na ka mundësuar neve që të punojmë nga shtëpia, teknologjia na ka mundësuar neve që të tentojmë të punojmë nga shtëpia dhe ajo na ka dhënë një arsyetim që të mos jemi produktiv sa duhet dhe shumë arsye kemi që të fajësojmë të tjerët. Pra kemi shumë arsye për fajësim të të tjerëve por kjo është e rrezikshme dhe duhet të na rikujtojë të gjithëve se duhet përgjegjësi të kemi gjithsecili për vete.”, tha profesori Leo-Paul Dana nga Universiteti ekonomik i Parisit.
 
Këto komente u bënë në UEJL, në konferencën e gjashtë që organizon fakulteti ekonomike me temë: “Rimëkëmbja ekonomike, konsolidimi dhe rritja e qëndrueshmërisë”.
 
VISAR SADIKI