Maqedoni
Integrimi i RMV-së, ambasadorja suedeze: BE-ja veproi, tani gjithçka varet prej jush
13.05.2023 16:20
Procesi eurointegrues i vendit është në fazën kur gjithçka varet prej vendimeve të aktorëve politik...

Procesi eurointegrues i vendit është në fazën kur gjithçka varet prej vendimeve të aktorëve politik, shoqërisë, OJQ-ve dhe faktorëve tjerë të brendshëm, vlerëson ambasadorja e Suedisë Ami Larson. Për TVM2 ajo potencon se vendi ynë njësoj sikur shtetet tjera tani anëtare të BE-së, duhet të kalojë nëpër rrugën e kushteve dhe reformave, e në rastin tonë edhe të arrijë konsensus nacional për ndryshimet kushtetuese, që dolën si kusht nga propozimi francez.
“Akoma duhet të bëhet në rrugën drejt BE-së dhe nuk ka rrugë tjetër të shkurtër. Kjo është një përpjekje që kërkon përcaktim, pronësi nacionale dhe konsensusnacional në rrugën e BE-së. Në axhendën e reformave duhet të bëhen akoma më shumë. Kësaj pyetjeje duhet t’i përgjigjet Maqedonia e Veriut, lidershipi politik dhe populli.”, tha Ami Larsson Jain, ambasadore e Suedisë.
Analisti spanjoll Esteso Perez: Skenari i brendshëm po ngadalëson procesin
Pikë pozitive për vendin shënoi mbajtja e konferencës së parë ndër-qeveritare me BE-nëverën e kaluar, thotë Alejandro Esteso, nga projekti evropian “Think Tank”. Por tani, sipas njohësit të raporteve të Spanjës me Ballkanin Perëndimor, procesi është ngadalësuar si rrjedhojë e mungesës së unitetit shtetëror për të ecur përpara. Një pjesëtë fajit ai ia hedh BE –së ngaqë nuk i dha shtytje procesit të zgjerimit, që së fundmi unioni ka kthyer sytë kah lufta në Ukrainë.
“Tash për tash unë besoj se procesi po shkon ngadalshëm. Pengesa përfshin jo vetëm skenarin e brendshëm, që nënkupton se këtu në Maqedoninë e Veriut duhet të bëhet miratimi i amandamenteve kushtetuese në mënyrë qëtë përputhet me marrëveshjen e arritur me Bullgarinë dhe gjithashtu me anën e BE-së. Mendoj se ka shumë pengesa të brendshme që e bëjnë procesin shumë shumë të vështirë dhe të ngadalshëm. Ka edhe mungesë të apelit të politikës së zgjerimit edhe pse pati një lloj ridinamizimi pas luftës në Ukrainë.”, tha Alejandro Esteso Perez. analist nga spanja.
Ruzhin: Mos të përsëritet pritja si për në NATO
Për njohësit e brendshëm të çështjes, BE-ja është afruar me ne dhe tashmë i kemi pranuar detyrat. Ish amabsadori Nano Ruzhin thotë: Nëse lëshohet rasti, nuk i ikim viteve në pritje për anëtarsim të plotë në familjen evropiane.
“Erdhën edhe njerëzit e parë të BE-së dhe na thanë se tani varet gjithçka prej nesh. Nëse kuvendi siguron 2/3 e votave për ndryshimin e kushtetutës,ne prakitkisht jemi në BE dhe fillojmë me adaptimin e ligjeve, mentaliteteve, demokracisë, politikave, pra, asaj që quhet e drejtë fundamentale. Nëse kjo nuk ndodh, do tëpengohemi dhe ngecim siç ngecëm me Greqinë, respektivisht për çështjen e emrit.”, u shpreh ish amabsadori Nano Ruzhin.
Tre bashkëbiseduesit pajtohen me një qëndrim se ndryshimi i gjeopolikës botërore, mund ta përqëndroj unionin edhe më tej në skenën politike ndërkombëtare dhe Ballkani Perëndimor të mos të jetë për kohë të gjatë prioritet i BE-së.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
