Maqedoni

Mesazhet kërcnuese, Spasovski: Sjellje e pakujdeshme e e fëmijëve

13.05.2023 16:49

Porosia kërcënuese e shkruajtur në bankën e një nxënëse dhjetë vjeçare në Aerodrom...

Porosia kërcënuese e shkruajtur në bankën e një nxënëse dhjetë vjeçare në Aerodrom, si dhe porositë me përmbajtje të ngjajshme të shkruajtura në rrjete sociale nga bashkë-moshatarët e saj, ministri për punë të brendshme Oliver Spasovski i sheh si sjellje të pakujdesshme të fëmijëve, të cilat janë reflektim i ngjarjeve që ndodhin në shtetet fqinje. Ai tha se deri tani asnjë nga mesazhet nuk ka qenë serioze për tu ndërmarrë masa më rigoroze, kurse për të gjitha rastet veprojnë shërbiemet sociale dhe menaxhmenti i shkollave. 
 
“Në mënyrë preventive dhe në çdo moment kur të marrim çfarë do informacioni, menjëherë reagojmë dhe për atë u apeloj prindëve që kjo nuk është diçka me të cilën ne do të mundemi të sillemi me joseriozitet dhe të shkaktojmë pasiguri. Të punohet sa më shumë me ta dhe gjithsesi se menaxhmenti i shkollave të jetë në një nivel më të madh të kujdesit dhe përgjegjësisë.”, tha Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.
 
Bullizmi dhe dhuna nëpër shkolla është prezente. Këtë dukuri fëmijët disa herë e durojnë edhe me vite, thekson dekeni i fakultetit për siguri Dujovski. Sipas tij, tani lështë kohë e duhur që të diskutohet për këto probleme. Është e nevojshme kampanjë për siguri më të madhe të fëmijëve. 
 
“Kërkuam mendi nga ekpertë nga fusha e sigurisë, psikologjisë, sociologjisë, të cilët kanë përgaditur dhjetëra porosi për nxënësit, ata do ti kemi në qëndër të vëmendjes dhe veçmë prej javës së ardhshme do të fillojmë me vizita të shkollave dhe me distribuimin e atij materiali edukativ. Jam i bindur se të rinjëve u nevojitet mbështetje më e madhe se sa neve më të moshuarve.”, tha Nikkolla Dujovski, dekan i fakulteti për siguri.
 
Gjatë tri viteve të fundit policia zbaton kontrolle të rregullta për siguri më të madhe të shkollave. Ngjrjet në Serbi e kanë ngritur vetëdijen publike edhe tek ne, thanë nga MPB. Ministri Spasvoski kërkoi edhe nga institucionet shkollore që ti japin më shumë rëndësi sigurisë nëpër shkolla. 
 
ERSAN PAJAZITI