Virxhina, shpërthen në flakë treni i ngarkuar me naftë

18.02.2015 13:11

Dy qyteza të Virxhinas Perëndimore në Shtetet e Bashkuara u evakuuan pasi një tren mallrash i ngarkuar me naftë bruto doli nga shinat dhe u përfshi nga flakët...

Website-t lokale publikuan pamje të zjarrit masiv dhe shtëllungave gjigante të tymit pranë një lumi gjysmë të ngrirë. Të paktën 14 makina u dogjën, gjithashtu njëra ra në ujërat e Kanawha-së.

Raportohet se treni është përplasur mbi një shtëpi, por nuk dihet të ketë viktima. Zyrtarisht, vetëm një person po merr trajtim mjekësor për shkak të vështirësive në frymëmarrje, megjithatë nuk raportohen lëndime të tjera.