Maqedoni
Transporti publik, qytetarët të revoltuar nga mungesa e autobusëve
13.05.2023 17:09
Mungesa e linjave të autobusave 9 dhe 19 ka shkaktuar rrëmujë nëpër stacionet...

Mungesa e linjave të autobusave 9 dhe 19 ka shkaktuar rrëmujë nëpër stacionet. Dhjetëra qytetarë presi me orë të tëra nëpër pikat stacionuese. Të revoltuar nga mungesa e autobusëve të rregullt qytetarët thonë se janë të detyruar të udhëtojnë me taksi, biçikletë apo trotinet dhe të bëjnë shpenzime shtesë për të kryer obligimet ditore.
“Kemi shumë problem të them të drejtën presim 40 minuta, një orë deri në 1 orë e gjysëm, sidomos të martën dhe të premten. Edhe kur vinë nuk ka vend ku të futemi nga rremuja. Për tju shmangur kësaj rrëmuje kur është koha e mirë dal me biqikletë por kur bije shi patjeter e kam me autobus por është katastrof.”, u shreh një qytetar.
“Mungojnë të gjitha autobusët. Unë jam nga lagjia ‘Ilinden”, sipas orarit autobusi duhet të vijë por nuk vjen në kohë, duhet të presim mëshumë sesa duhet.”, tha një qytetar.
“Si gjendeni me autobusat? Shumë shumë rëndë.” me Çka udhetoni në mungesë të autobusave? “Çka të gjejmë, gjidemi disi. Unë e kam mujoren por nuk kam shërbimin e duhur.”, u shreh një qytetar.
“Duhet të shkojmë të kryetarja e qytetit të Shkupit, Daniella Arsovska, te ajo duhet me kërku përgjegjësi.”, tha një qytetar.
Qytetarët bëjnë apel që përfundimisht të zgjidhet problem i tyre sepse kjo ua vështirëson aktivitete e përditëshme.
“Ju apeloj organeve kompetente që të kthehen autobusat privat ose të shtohet numri i atobusave të shtetit, të funksionojmë si mëherët. Së paku të ketë linja më të shpeshta nëse jo në çdo 20 minuta se paku në çdo 30 minuta të kemi autobusa. Kjo është shumë ë vështirë për ata që shkojnë çdo ditë në punë si dhe për nxënësit e studentët. Sigurisht edhe për ne që kemi termine nëpër mjek.”, u shreh një qytetar.
“Ju apeloj që të kthejnë autobusat privat, pasi kur kishte autobusë privat gjithmon linjat kanë funksionuar siç duhet. Tani kjo është katastrf, sdi çka të them, prandja si qytetarë kërkoj të kthehen gjërat siç ishin.”, tha një qytetar.
Ekipi i TVM2 është përpjekur të kontaktojë me përgjegjësit e Qytetit të Shkupit dhe me Ndërmarrjen e Transportit Publik –Shkupi, për të pyetur se kur do te zgjidhet ky problem, por linja nuk është e qasëshme. Dit më parë kryetarja e Shkupit Danela Arsovska paralajmëroi se së shpejti do të tejkalohet problemi me të cilin ballafaqohen qytetarët. Siç ka deklaruar ajo në thirrjen e fundit publike janë regjistruar disa kompani, kështu që pritet që kryetarja Arsovska të nënshkruajë kontratat së bashku me Ndërmarrjen e Transportit Publik-Shkup.
FARIJE DAUTI BAKIU
