Moto GP: Bagnaia më I shpejti në kualifikimet në Francë
13.05.2023 17:57
Francesco Bagnaia shkëlqeu në vijën e finishit dhe ishte më i shpejti në kualifikimet për Çmimin e Madh të Francës...

Francesco Bagnaia shkëlqeu në vijën e finishit dhe ishte më i shpejti në kualifikimet për Çmimin e Madh të Francës në Le Mans. I dyti ishte Marc Marquez, në garën e tij të dytë të sezonit. Vendi i tretë shkoi për Luca Marini i ekipit të garave VR46 me kohën 1:30.842. Jack Miller, i cili ishte më i shpejtë të premten, tani përfundoi i katërti.
Ata pasohen nga Jorge Martin, Maverick Viñales, Marco Bezeki, Ales Marquez, Joan Zarco dhe Brad Binder. Bagnaia, piloti i Ducati Lenovo dhe kampioni në fuqi, ishte më i shpejti me një kohë prej 1:30.705, një xhiro që bëri në fund, pikërisht kur dukej se Marc Marquez i Hondas do të ishte më i shpejti me një kohë prej 1:30.776. Gara për Çmimin e Madh të Francës, në shtegun Le Mans, në program është nesër me fillim në orën 14:00.
