Turqi, përleshje fizike mes deputetëve
Pesë deputetë janë lënduar në rrahjen mes deputetëve në Parlamentin turk, ku janë hedhur karrige, apo janë goditur me çekanin dhe zilen të cilat i shfrytëzon kryetari i kuvendit gjatë seancave...

Incidenti shpërtheu herët në mëngjes, pasi deputetët opozitarë tentuan ta anulojnë fillimin e debatit për propozim-¬ligjin kontestues për siguri, me të cilin policisë do t'i jepen autorizime më të mëdha gjatë bastisjeve dhe arrestimeve.
Deputeti i partisë pro-kurde, Ertugrull Kurkçu, deklaroi se gjatë përleshjes fizike në ambientin kanë fluturuar karrige, ndërsa dy deputetë janë goditur me çekanin dhe zilen, pas çka janë dërguar në spital.
Kurkçut dhe edhe dy deputetëve u është dhënë ndihmë në ambulancën në ndërtesën e Parlamentit turk. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
