Botë

Takimi 40 min në Selinë e Shenjtë/ Papa: Faleminderit për vizitën tuaj! Zelensky: Është një nder i madh

13.05.2023 19:27

Dyzet minuta ka zgjatur takimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me Papa Françeskun në Vatikan....

Dyzet minuta ka zgjatur takimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me Papa Françeskun në Vatikan.
 
Papa i shtrëngoi dorën Zelenskyt dhe e falenderoi për këtë vizitë ndërsa ai u përgjigj se "është një nder i madh".
 
Siç u bë e ditur, Françesku i dhuroi presidentit të Ukrainës një skulpturë prej bronzi.
 
Është një degë ulliri, një simbol universal i paqes.
 
Dhe kreu i shtetit ukrainas solli me vete si dhuratë një Virgjëreshë Mari, të bërë nga një jelek antiplumb.
 
Zelensky është larguar së fundmi nga Vatikani, me drejtim në studiot e televizionit publik italian Rai, ku do të jetë i ftuar në një emision.