Botë
Cikloni i fuqishëm Moka i afrohet bregut të Bangladeshit
14.05.2023 13:28
Rreth gjysmë milioni njerëz janë evakuuar në zona më të sigurta në Bangladeshin juglindor...

Rreth gjysmë milioni njerëz janë evakuuar në zona më të sigurta në Bangladeshin juglindor, përpara një cikloni Moka i cili mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm.
Sipas mediave, cikloni parashikohet të godasë rajonin sot. Dallgët mund të arrijnë deri në 3.5 metra të larta nëpër brigje.
Mediat thanë se ky ciklon mund të jetë më i forti në Bangladesh në dy dekada.
Është e mundur që cikloni mund të godasë një nga kampet më të mëdha të refugjatëve në botë, Cox’s Bazar, i cili është shtëpia e rreth miliona njerëzve.
Aeroportet e vendosura në rajon janë mbyllur dhe peshkatarët janë këshilluar të mos dalin në det.
