Maqedoni

Ndërtimi pa leje në Poliklinikën “Bit Pazar”, paraburgim 8 ditor për njërin nga uzurpatorët

14.05.2023 13:55

Procedurë për vepër penale “uzurpim i patundshmërive” dhe paraburgim, ka kërkuar Prokuroria Themelore në Shkup...

Procedurë për vepër penale “uzurpim i patundshmërive” dhe paraburgim, ka kërkuar Prokuroria Themelore në Shkup, për dy personat e ndaluar nga policia pas punimeve pa leje pranë Poliklinikës në Bit Pazarit. Dy personat kanë dashur të vendosin me shpejtësi një rampë dhe të paguajnë në mënyrë të paligjshme parkimin në hapësirën e uzurpuar, megjithëse nuk kishin leje nga komuna për këtë njofton prokuroria. Për prokurorinë, kjo tregon se tendenca e të dyshuarve ka qenë vazhdimi i kryerjes së veprave penale, gjë që justifikon frikën se ekziston rreziku që ta përsërisin veprën 
 
“Ekziston rreziku që të dyshuarit ta përsërisin veprën penale, sepse veprimet penalo-juridike i kanë ndërmarrë me vullnetarizëm dhe arbitraritet të jashtëzakonshëm, duke dëmtuar pronën e një sendi që është në përdorim të përgjithshëm. Të dy treguan këmbëngulje të madhe për të realizuar ndërtimin e tyre dhe në vetëm dy orë arritën të shembnin gardhin dhe shtyllat e betonit për të lejuar makinerinë e ndërtimit të hynin në vend, ata filluan të sillnin kamionë me rërë dhe derdhën një sasi të madhe rëre për të rrafshuar hapësirën.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike.
 
Nga aty thonë se me aktivitete të tilla është kërcënuar edhe qasja në spital dhe shoqërimi i pacientëve në raste urgjente. Ndërkaq, pas propozimit të PTHP-së, Gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit prej 8 ditëve vetëm për njërin nga të akuzuarit si “uzurpator” i vendit, ndërsa për punonjësin e ekskavatorit është caktuar masë kujdesi.
 
ERSAN PAJAZITI