Maqedoni

Tetovë, banorët duan mirmbajtjen e rrugëve

14.05.2023 14:46

Të harruara dhe të lëna pas dore, me baltë, ujë dhe gropa. Këto janë pamjet e rrugëve dytësore në Tetovë...

Të harruara dhe të lëna pas dore, me baltë, ujë dhe gropa. Këto janë pamjet e rrugëve dytësore në Tetovë. Njëra ndër rrugët në gjendje shumë të keqe është edhe rruga “Mirçe Acev”, në të cilën nuk është investuar për 25 vite. Banorët të revoltuar kërkojnë rikonstruimin e saj, duke filluar nga kanalizmi, rrijeti i ujësjellsit, asfaltimi dhe ndriçimi publik.
 
“Peoblemi i madhë sa e mbaj mend un këtë rrugë, as një herë nuk është ndërtuar as njëri.”, u shpreh një qytetar.
 
“Shumë problem kemi, nuk ka shpresë nuk shohë se diçka po ndërtohet.”, tha një qytetar.
 
“Rrugët janë problem në Tetovë në përgjithësi, veçanërisht këta lokale. Problem është shume veturat prishen çdo ditë duhet me i dërgu të mekaniku, vështir është shumë.”, u shpreh një qytetar.
 
“Problem shumë se 50 vitë, janë problemet e gropave ku i kanë paret të gjithë hajduta i kanë vjedhur.”, tha një qytetar.
 
“Vështir e kemi siç e shihni, Mirçe Acev krejt gropa realisht krejt rrugët janë kështu. Kërkesa jonë është nëse nuk mundin më tepër ne ti mbushin gropat.”, u shpreh një qytetar.
 
“Rrugët katastrof në Xhami nuk mund te shkojm kurrë bie shij në Xhami nuk mund te shkojmë.”, tha një qytetar.
 
“Problemi i madhë është sidomos veturat, krejt gropat vetëm vin vendosim deni begaton dhe shkojnë. Kjo rrugë është ndërtuar para 25 viteve.”, u shpreh një qytetar.
 
Nga Sektori për veprimtari komunale në Tetovë, theksuan se brenda javës do fillojnë me mbushjen e gropave dhe rikonstrumin e rrugëve dytësore.
  
“Kemi kontrat që keto ditë duhet nënshkruajm për mbyshjen e gropave apo asfaltimin e tyre, të cilët janë paraqitur si rrezultat i dëmtimit të asfaltit. Megjithatë ne firmës kontraktuese që kemi disa kontrata në fuqi për rikonstruim jemi në përfundim të komplet dokumentacionit dhe brenda këtyre ditëve do të fillojm me punë.”, tha Memet Jonuzi nga Sektori për veprimtari komunale në Tetovë.
 
Përveç rrugëve dytësore në Tetovë, në gjendje jo të mirë janë edhe bulevardet, ku mungojn sinjalizimet rrugore, por edhe mbikalimet.
 
VISAR SADIKI