Botë
Turqi, mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare
14.05.2023 15:07
Miliona votues u janë drejtuar drejt qendrave të votimit në Turqi...

Miliona votues u janë drejtuar drejt qendrave të votimit në Turqi, për të hedhur votën e tyre në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vendit. Rezultati i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi do të jetë vendimtar për të ardhmen e vendit përballë sfidave ekonomike, inflacionit dhe rindërtimit të rajoneve të prekura nga tërmetet katastrofike.
“Presim që zgjedhjet të finalizohen sa më shpejt. Ne jemi të emocionuar. Këto janë zgjedhje të rëndësishme për Turqinë. Shpresojmë t'i shohim rezultatet në mënyrë paqësore pa asnjë shqetësim.”, u shpreh një banor i Turqisë.
“Ne jemi mjaft të emocionuar këtë herë. Nuk mund të flinim natën e kaluar. Besojmë se gjithçka do të jetë shumë mirë.”, u shpreh një banore i Turqisë.
“Unë pres që të zgjohem në një Turqi që është e drejtë, e bukur dhe paqësore, dhe punëtorët do të marrin pjesën e tyre të drejtë.”, tha një banor i Turqisë.
Kandidatët për president nga qendrat e votimit apeluan për një proces demokratik dhe pa incidente.
“Procesi ka vazhduar pa incidente dhe pa probleme deri më tani. Më e rëndësishmja ishte përdorimi i votave në zonën e tërmetit, të votojnë me entuziazëm dhe dashuri, nuk ka asnjë problem për momentin, shpresoj që pas llogaritjes së mbrëmjes t’i lutemi Zotit tim për një të ardhme më të mirë për vendin tonë, kombin dhe demokracinë turke.”, tha Rexhep Tajip Erdogan, kandidat për president të Turqisë.
“Dua të falënderoj të gjithë njerëzit e mi që votojnë për demokracinë. Dua të shpreh ndjenjat dhe respektin tim të sinqertë. Të gjithëve na ka munguar aq shumë demokracia dhe vëllazëria. Do të shihni që pranvera është kthyer.”, Kemal Kiliçdarogllu, kandidat për president të Turqisë.
Votuesit do të zgjedhin midis presidentit Rexhep Tajip Erdogan, i cili kërkon rizgjedhjen, kandidatit të opozitës më të madhe, Kemal Kiliçdaroglu, dhe kandidatit Sinan Ogan. Muharrem Ince, një kandidat tjetër presidencial, u tërhoq nga gara të enjten, por sipas autoritetit zgjedhor të vendit, pavarësisht tërheqjes së tij në “minutën e fundit”, votat e hedhura për të do të pranohen si të vlefshme në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 6271.
ERSAN PAJAZITI
