Maqedoni
Osmani në intervistë për “Global Europe”: Punuam si shtet, vulën e mban Uashingtoni dhe Brukseli
14.05.2023 15:29
Demokracia funksionale multietnike, kultura e dialogut dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët janë atribute...

Demokracia funksionale multietnike, kultura e dialogut dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët janë atribute që i fitoi Maqedonia e Veriut me punë ndër vite, ndërkaq sukseset mbajnë vulën e Uashingtonit, Brukselit dhe organizatave ndërkombëtare, ka thënë ministri i jshtëm Bujar Osmani, në intervistë për qendrën Wilson, Të moderuar nga ish ambasadori amerikan në Shkup, Filip Riker.
“Ne jemi model multietnik funksional, model unik që shërben si shembull në rajon e më gjerë. Ne kemi dëshmuar se në këtë rajon demokracitë miltietnike mund të mbijetojnë, prosperojnë dhe të jenë funksional. Kujdesemi për marrëdhënie të mira fqinjësore edhe pse kemi pasur shumë sfida. Ne kemi dëshmuar se në mënyrë të qetë mund të tejkalohen edhe kontestet më të vështira, si: çështjet me identitetin, ndryshimi i emrit dhe kontesti me Bullgairnë.”, tha ministri i jshtëm Bujar Osmani.
Kryesimi me OSBE-në, Osmani: Takojmë njerëz në terren, kjo është diplomacia
Osmani ka folur edhe në cilësinë e kryesuesit me OSBE-në. Përkundër sfidave të brendshme në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim, kudhëheqësia jonë ka arritur të realizojë moton, tha Osmani, e që është afërsia me njerëzit dhe kjo është dëshmuar me ndihmën dhënë sidomos ukrainasve.
“Një vend pjesëmarrës bllokoi dy misione në Ukrainë, por ne nuk qëndruam duarkryq, gjetëm zgjidhje për t’u kthyer në Ukrainë, për të ndihmuar ukrainasit, popullin ukrainas dhe institucionet ukrainase.”, tha Osmani.
Për fuqizimin dhe rolin e OSBE-së, rëndësinë e vet e ka edhe SHBA-ja, për çka ministri Osmani shpalos bashkëpunimin e ngushtë në trekëndëshin – Shkup-Vjenë –Uashington.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
