Përvjetori i Kosovës, Hysa falënderon shqiptarët e Maqedonisë për kontributin

17.02.2015 21:43

Kosova synon të promovojë stabilitet dhe fqinjësi të mirë në rajon. Në këtë frymë janë edhe bisedimet më Beogradin, por edhe bashkëpunimi me shtetet e tjera fqinje...

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, në pritjen për përvjetorin e shtatë të pavarësisë së Republikës së Kosovës, tha se vendi Prishtina është përcaktuar për fqinjësi të mirë dhe integrim në strukturat euroatlantike. Në këtë drejtim më shumë marrveshje bashkëpunimi Prishtina ka nënshkruar me Maqedoninë. Gjithsejë, 32.

“Sëshpejti pritet të mbahet edhe séanca e përbashkët mes qeverive të dy vendeve, ku do të shqyrtohet thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe lëvizja e lirë”- theksoi Hysa. Ai falënderoi shqiptarët e Maqedonisë për kontributin e dhënë që Kosova sot të jetë shtet i pavarur dhe demokratik me synim integrimin në strukturat euroatlantike.

“Më lejoni më në fund t’ju drejtohem juve që këtë festë e ndjeni dhe e mbani edhe për tuajën. Që për shumë vite keni mbajtur shpresë dhe keni dhënë kontributin tuaj më direkt për ta pasur këtë realitet që e fetojmë sot. Prandaj gëzuar të gjithëve!” – tha Ylber Hysa, ambasador i Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, profesori universitar Blerim Reka thotë se pavarësisht sfidave me të cilat është përballur Kosova në këto shtatë vjet, arritja e pavarësisë, njohja ndërkombëtare dhe normalizimi i marrëdhënieve me Sërbinë, janë arritje të padiskutueshme.

“Vetë fakti që më 9 dhe 10 shkurt, në Bruksel u arrit edhe marrëveshja me gjyqësinë, em të cilën tëgjitha gjykatat e veriut të Kosovës u riintegruan në sistemin unik gjyqsor të R.Kosovës dhe u shuan të gjitha gjykatat e krushevcit, Prokuplës e të Nishit që funksionin si gjykata të Ferizait, Gjilanit apo Prishtinës tregon se gradualisht, ndoshta jo me tempon e dëshiruar Kosova po konsolidohet si shtet dhe po tregon një pjekuri shtetformuese. Të shpresojmë se në vitet që vijnë Kosova do t’i feston përvjetoret e shtetësisë me të arritura edhe më të mëdha” – tha Blerim Reka, professor universitar.

Sipas Rekës, migrimi i mijëra qytetarëve kosovar për një jetë më të mirë është shqetësues, por sipas tij ngjarje të këtilla janë karakteristike për shtete të reja.

Ndryshe në pritjen për përvjetorin e shtatë të pavarësisë së Republikës së Kosovës morrën pjesë anëtarë të korrit diplomatic në vend, përfaqësues nga kabineti qeveritar, deputetë, përfqësues të partive politike dhe figura të shquara në shoqëri. (Shpëtim Nuredini, TVM2)