Maqedoni
Gjyqësori i pavarur, Selmani: Vetëm me ndikim ndërkombëtar
14.05.2023 16:40
Premtimi i vetingut për të pastruar gjyqësorin nga gjykatësit e korruptuar dhe ndikuar politkisht...

Premtimi i vetingut për të pastruar gjyqësorin nga gjykatësit e korruptuar dhe ndikuar politkisht, ka qenë vetëm një lloj oratorie apo retorikë e partive politike para zgjedhjeve. Kështu vlerëson profesori univerzitar Bashkim Selmani, sipas të cilit mënyra e vetme për të zgjidhur dhe për të vënë në funksion sistemin gjyqësor është që të kemi një trup të veçantë gjyqësor të karakterit ndërkombëtarë i cili do të veprojë në mënyrë të paanshme politike. Sipas tij, ky trup duhet të godet të gjitha lëndët të cilat janë të vjetërsuara, gjykatësit dhe prokurorët që nuk janë në shërbim funskionitmit të shtetit dhe së drejtës por që ka dilema se janë të politikës ditore. Pa ndikimin ndërkombëtarë, kjo çështje do të mbetet vetëm një retorikë dhe dëshirë shton Selmani.
“Në asnjë rethanë partitë politike nuk mund të bëjnë përpjekje për veting sepse ajo mund të ndodh shumë thjeshtë nga një organ i pavarurur ndërkombëtarë i cili nuk do të shkaktonte dilemat se do të ndodh apo jo verifikimi i punës së gjykatësve. Edhe nga proceset e montuara ju e patë që funskionaliteti i sajë është shumë i ulët dhe fatkeqësisht ka ndërhyrje që nuk janë publike por që pengojnë gjyqësorin. Është dëshmuar se paritë poltikë jo vetëm që nuk kanë vullnet por që nga momenti që i lihet në duar faktorit politik, ajo nuk do të ketë zgjidhje,siç nuk ka pasur me decenie.”, tha profesori univerzitar Bashkim Selmani.
Dëshpërues është fakti se trupi cili ka për qëllim të kontrollojë funksionimin e gjykatësve është në shërbim të faktorit politik vlerëson Selmani.
“Organi i vetëm që duhet të përcjell punën dhe funksion e gjykatësve është Këshilli gjyqësor. Ju e patë që vet Këshilli gjyqësor është një udhëkryq jo etik në funksionin e sajë për ti kapur ato lëshime që bëjnë isntitucionet gjyqësore ,në këtë rast vet udhëheqësit e këtij institucioni janë në dispozicion e sajë që është shërbim i faktorit politik.”, tha Selmani.
Për Selmanin është e papranuar që lëndët për vepra të rënda penale të vjetërsohen dhe se kjo nuk nodh askund përveç se në Maqedoninë e veriut. Të gjitha investimet materiale nga faktorët ndërkombëtare por edhe nga institucionet vendore që ta vënë në funskion gjyqësorin, ishin të dështuara.
FLORIJE BELULI KAMBERI
