Maqedoni
Rikonstruimi i rrugëve në Çair, qytetarët: E njejta duhet bër edhe në lagje tjera
14.05.2023 17:03
Rikonstruimi i rrugës "Parashqevi Qiriazi" në komunën e Çairit, po shkon drejt finalizimit....

Rikonstruimi i rrugës "Parashqevi Qiriazi" në komunën e Çairit, po shkon drejt finalizimit. Qytetarët e anketuar në këtë rrugë nga TVM2 shprehen të kënaqur nga realizimi, por potencojnë se njejta duhet të bëhët edhe nëpër shumë lagje të tjera të Çairit ku ka nevojë. Shtojnë se ende kan probleme me levizjen e lirë nëpër trotuare dhe vendet e parkimit ndërsa i apelojnë vozitësit për kujdes të shtuar.
“Momentalisht rrugët kanë filluar të përmirësohen, deri tani kanë qenë të vështira dhe kishtë shumë gropa, tani trotuaret i kanë rregulluar dhe e kanë asfalltuar këtë rrugë. Kërkoj që të gjitha rrugët jo vetëm këtu në Çair por në gjithë këtë rreth këtu që jan të ndërtohen për shkak se janë në dobi të popullatës.”, u shpreh një qytetar.
“Rrugët po duken të mira janë duke i ndërtuar, kanë filluar të punojnë.”, tha një qytetar.
“Në këtë rrethinë rrugët kanë filluar ti ndërtojnë, këtu kishtë shumë pluhur, gropa vozitej shpejt, mirë që e rregulluan deri diku. Por ka edhe pjese dhe rrugë tjera shumë më të këqija që duhet ti ndërtojnë. Duhet të vendosen edhe sinjalizme, po vozitet shum shpejt ndërsa këtu ka fëmijë, ka shkolla dhe çerdhe. Shoferët duhet të vetëdijsohen.”, u shpreh një qytetar.
“Un jetoj pikërisht në këto ndërtesa, shohim se po i riparojnë rrugët dhe mund të them se për shkurtë kohë i kanë bërë. Është mirë që edhe rrugicat tjera ti ndërtojnë.”, tha një qytetar.
“Deri tash kemi pritur që të rregullohet kjo rrugë, por erdh edhe dita dhe jemi të kënaqur.”, u shpreh një qytetar.
“Rrugët i kanë bërë shumë të mira është më rrafsh tani. Për të ecur nuk kemi edhe aq problem por me trotinet dhe me gjëra për fëmijë e kemi pak të vështirë.”, tha një qytetare.
Afati i përfundimit të projektit është me 1 korrik 2023 por sipas punimeve ndërtimore mund të kryhet edhe më herët thonë realizuesit. Vlera e projektit është mbi 350 mijë euro dhe është në kërkesë të Komunës së Çairit ndërsa është financuar nga ana e qeverisë në kuadër të buxhetit për ti ndihmuar komunat nëpërmjet Ministrisë së Transporitt dhe Lidhjeve.
GAZMEND KURTISHI
