Maqedoni

Stina e pranverës, alergjitë shkaktojnë probleme të shumëllojshme

14.05.2023 17:18

Stina e pranverës bashkë me gjelbrimin dhe kushtet klimatike që ofron me vete sjell edhe një sërë problemesh...

Stina e pranverës bashkë me gjelbrimin dhe kushtet klimatike që ofron me vete sjell edhe një sërë problemesh, sidomos për personat që trashëgojnë  disa  gjene alergjike nga prindërit  thotë për TVM2 mjeku  Orhan Islami. Sipas tij alergjitë duhet diagnostikohen me kohë sepse mund të prodhojnë pasoja të rrezikshme për shëndetin e njeriut. 
Personat që vuajnë nga sëmundjet kronike duhet të kenë kujdes nga ndikimet që mund tua shkaktojnë alergjitë, sidomos në këto kushte klimatike, ku temperaturat nuk janë stabile.
 
“Simptomat janë të ndryshme si teshtima, rrjedhje të hundëve, lotim  të syve, të fytit të veshëve dhe ikje të zërit. Poashtu alergjitë ushimore mund të shprehen në shfaqje të pullave të kuqe në të gjithë trupin, fryrje të buzëve syve, poashtu edhe fryrje në pjesën e qafës, irritim dhe kruarje në mënyrë të vazhdueshme të lëkurës. Për ata që duhet të theksojmë se si alergjitë ajrore, ushqimore  dhe medikamentoze nëse nuk diagnostikohen në kohë dhe nuk mjekohen mund të shkaktojnë simptome më serioze dhe mund të kalojë deri në asëm bonhiale.”, tha për TVM2 mjeku Orhan Islami.
 
Qytetarët e anketuar veçojnë ajrin e ndotur si një nga faktorët më të mëdhenj për shfaqjen e alergjive 
 
“Unë si i ri jo por moshat më madhore kanë probleme alergjike, për arsye se edhe ajri është i pa pastër, gjithnjë alergjitë vijnë nga ajri.”, tha një qytetar.
 
“Po kam alergji. Gjëja e parë dhe kryesore është ajri 24 orë që e thithim dhe nuk është në cilësinë e duhur pavarësisht në cilën stinë jemi. Ky është problemi më i madh që e kemi, të mos flas për ushqimin që e hamë, për pijet që të gjitha këto kontribuojnë që të kemi alergji.”, u shpreh një qytetare.
 
“Nuk ndikon se mirë jam.”, tha një qytetar.
 
Mjeku Islami këshillon pacientët që në rast të shfaqjeve të simptomeve jo të zakonshme të konsultohen me alergolog, dhe pas vendosjes së diagnozës së saktë, të merren barnat të nevojshme para sezonës së pranverës që të ndikojnë tek pacientët dhe të kenë efekt më të madh.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI