Maqedoni
Korridori 8 dhe 10D, VMRO-DPMNE: Projekt plaçkitës, shkilet mekanizmi i BE-së
14.05.2023 17:43
Opozita maqedonase vazhdon të akuzojë pushtetin për mundësi për korrupsion lidhur me miratimin e ligjeve...

Opozita maqedonase vazhdon të akuzojë pushtetin për mundësi për korrupsion lidhur me miratimin e ligjeve për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10 D. Për VMRO-DPMNE-në, projekti është një mundësi e re për plaçkitje. Sipas tyre, edhe thirrjet e euroambasadorit Gir për përdrimin e yllit të BE-së në këto ligje, për pushtetin shkojnë në vesh të shurdhër.
“Edhe përkundër porosive të euroambasadorit Dejvid Gir i cili qartë u ka thënë se nuk ka asgjë evropiane në këtë ligj dhe në ligjet tjera që janë për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10 D.Për këtë, kryeministri duhet së paku të merr njëherë guxim dhe ta nënshkruajë dorëheqjen për shkak se dëshiron t’i robërojë qytetarët e tij, sepse përgjatë një jave duhet të punojnë 72 orë.”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mirçe Axhioski.
Kovaçevski: Bisedojmë me diplomatët, ligjet do të miratohen
Por kryeministri Kovaçevski ripërsërit se ligjet janë vënë në procedurë në këtë mënyrë për t’i ikur kostos më të shtrejtë si dhe për shkak të efikasitetit. Thotë se për këtë temë është në komunikim të vazhdeshëm me ambasadorët e huaj.
“Unë kam komunkim jo vetëm me delegacionin e BE- së por edhe me ambasadoren amerikane dhe këtë e vërtetoi funksionari i lartë i departamentit të shtetit, Eskobar. Për ligjet për Behtel dhe Enka kemi thënë se nuk do të lejojmë bllokadë në parlament sepse dy vite ka vetëm bllokadë në kuvend, ndërsa qytetarëve nuk u duhen bllokadë por korridore dhe autostrada… Për ndërtim më të shpejtë dhe më efikas këto ligje do të miratohen.”, tha kryeministër Dimitar Kovaçevski.
Korridoret 8 dhe 10D janë projekte që i kanë kërkuar qytetarët dhe komuniteti i biznesit, shton i pari i ekzekutivit, ndërsa ëshë i bindur se deputetët do t’u japin dritë jeshile ligjeve në fjalë.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
