Oda Ekonomike e Maqedonisë sot shënoi 93 vjetorin

18.02.2015 17:12

Oda Ekonomike e Maqedonisë sot shënoi 93 vjetorin e themelimit të saj...

Të përshpejtohet rrjedhja e mallrave dhe ushqimeve, ndërsa viti 2015 të shpallet vit i konkurrencës, tha kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azevski. 

“Maqedonia me sukses po përballet me sfidat. Vendi ynë ka zhvillim ekonomik. Nëse stabilizohet gjendja në BE, do të kemi rritje ekonomike rreth 5%. Qeveria vazhdimisht po punon në zvogëlimin e papunësisë dhe në rritjen e konkurrencës në ekonominë e vendit”- theksoi zëvendëskryeministri dhe ministri i  Financave, Zoran Stavrevski.

Oda Ekonomike e mori përfaqësimin në Kuvendin Gjeneral të Odave Ekonomike të Ballkanit. Një prej prioriteteve kyçe të asociacionit të Odave Ekonomike të Ballkanit është zhvillimi dhe bashkëpunimi i biznes-kompanive të Ballkanit, ku janë iniciuar propozime me të cilat do të mbështeten aktivitete të drejtuara në ndryshime të ekonomive të vendeve të Ballkanit.

Me këtë rast, Oda Ekonomike e Maqedonisë shpërndau çmime për kompanitë dhe biznesmenët më të suksesshëm. (Ersan Pajaziti, TVM2)