Futboll
Barcelona kampione e Spanjës
15.05.2023 10:43
Barcelona ka fituar ndaj Espanyolit si dhe ka fituar edhe titullin e kampionit në La Liga...

Ndeshjen e vlefshme për xhiron e tridhjetë e katërt e fitoi me rezultat 4-2. Leëandoëski (11', 40') dhe Balde (20') me golat e tyre kanë bërë që Barcelona të shkojë në pushim me rezultat 3-0.
Me të filluar pjesa e dytë Barcelona ka shënuar edhe një gol, duke e rritur epërsinë në 4-0. Autor i golit ka qenë Kounde (53'). Espanyol është zgjuar për të shënuar dy gola, me Puado (73') e Joselu (90+2), por jo për ta rrezikuar më shumë skuadrën e Barçës.
Barcelona tashmë ka 85 pikë, 14 më shumë se Real Madrid në vendin e dytë. Kjo ishte fitorja e katërt e Barçës në pesë ndeshjet e fundit, e cila edhe i ka siguruar klubit kurorën e 27-të të La Ligas.
Kjo është hera e dytë që e fiton atë në një ndeshje kundër Espanyolit (hera e parë në edicionin 1948-49).Espanyol që ka humbur nëntë nga njëmbëdhjetë ndeshjet e fundit qëndron në pozitën e nëntëmbëdhjetë me 34 pikë.Barcelona e pret Real Sociedadin të shtunën, ndërsa Espanyol të dielën luan kundër Rayo Vallecano.
