Futboll

Lojtarët e Barcelonës, sulmohen nga tifozët e Espanyol

15.05.2023 11:18

La Liga ka njohur skuadrën kampione për sezonin 2022/2023...

Barcelona, pas fitores 4-2 në fushën e Espanyol, kur kanë mbetur akoma dhe katër javë nga përfundimi i sezonit, ka arritur të sigurojë matematikisht titullin.
 
Ky sukses i skuadrës blaugrana nuk është pritur mirë nga tifozët e skuadrës së Espanyol.
 
Të shumtë në numër, menjëherë kanë zbritur në fushën e lojës, aty ku të besuarit e trajnerit Xavi po festonin titullin e 27-të në historinë e tyre dhe janë hedhur në sulm.
 
Lojtarët e Barcelonës u futën menjëherë në dhomat e zhveshjes, ndërsa policia mori situatën nën kontroll.