Futboll

Arsenal dorrëzohet i thotë “lamtumirë” kampionatit

15.05.2023 11:41

Titulli kampion në Premier League tashmë ishte thjesht një ëndërr për Arsenalin...

Titulli kampion në Premier League tashmë ishte thjesht një ëndërr për Arsenalin dhe kjo tashmë u vërtetua dhe në ndeshjen e radhës, ku Topçinjtë humbën përballë Brighton me rezultatin 0-3.
 
Djemtë e Artetas rezistuan në pjesën e parë dhe mendonin se mund të rrëmbenin 3 pikë nga ky takim, por Enisco, Undav dhe Estuban shuan çdo shpresë.
 
Tashmë 2 javë përpara fundit të kampionatit, Manchester City ka 4 pikë më shumë se Arsenal, teksa ka dhe një ndeshje për të luajtur.